Arrestohen pesë persona për plagosjen e dyfishtë në Klinë

Arrestohen pesë persona për plagosjen e dyfishtë në Klinë
Pesë të dyshuar janë arrestuar të mërkurën në Klinë, në incidentin ku mbetën të plagosur dy persona. Sipas njoftimit policor, në rrugën “Abedin Rexha”, në orën 13:40, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe disa persona janë rrahur mes vete.
Për rastin, Policia i ka arrestuar pesë persona, përfshirë edhe dy të plagosurit, derisa janë konfiskuar 2 pistoleta, 15 fishekë, 2 gëzhoja, 1 brisk dhe 1 sprej.
Ndaj tyre janë iniciuar veprat penale "vrasje në tentativë" dhe "pjesëmarrje në rrahje", ndërsa janë dërguar në mbajtje.
Dy të plagosur në Klinë
Dy persona janë plagosur në orët e pasdites të mërkurën në Klinë.
Sipas Policisë, të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.
“Rreth orës 13:40, Policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar dy persona të plagosur”, ka njoftuar Policia.
Policia ka thënë se janë në grumbullim të informacioneve të para në lidhje me ngjarjen.
Nuk raportohet për të arrestuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Prokuroria nis hetimin për 50 mijë eurot që deputeti i VV-së pretendon se iu vodhën

Një person në Lipjan raporton se i janë vjedhur dy dema

Keqtrajtoi fëmijën për një vit e gjysmë, arrestohet gruaja në Mitrovicë

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, kishte marrë 9000 euro, por s’dorëzoi mallin

U mori para viktimave duke u premtuar caktim të terminëve për viza pune, arrestohet 28-vjeçari në Podujevë

Gjendet një person i vdekur në Gjilan

Tre të lënduar si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Shtime-Duhlë

Vrasje në tentativë në Komoran dhe në Gjilan

Gjakovarit ia bllokojnë llogarinë në rrjete sociale, i kërkohet një shumë parash

Vdiq në QKUK një grua nga Klina, Policia nis hetimet

Digjet objekti i bashkësisë lokale të fshatit Shkabaj në Prishtinë
