Gjenden eshtra në një arë në Podujevë, dyshohet të jenë të njeriut
Disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut janë gjetur në fshatin Zhiti të Podujevës më 15 maj.
Eshtrat u gjetën nga një person i cili po punonte tokën.
Policia e Kosovës njoftoi se mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim.
“Dëshmitari mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar tokën, kishte hasur në disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.