Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, vdes një person dhe një tjetër lëndohet rëndë

 

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident tragjik në Rrugën e Kombit, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Automjeti i tipit “Mercedes” me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonte nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës, raporton Top Channel.