Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarve për vrasjen në Kaçanik

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy të dyshuarve për vrasje të rëndë në Kaçanik.

Sipas komunikatës për media, “Vrasja e rëndë’’ ka ndodhur me datën 10 maj në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku humbi jetën 30-vjeçari me inicialet H.B. dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B i moshës 32-vjeçar.