Kronikë e zezë

Dy persona në Gjilan dënohen me 9 vjet burgim për vjedhje

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dy persona me gjithsej 9 vjet burgim dhe 2.400 euro gjobë, për vjedhje të rëndë, mbajtje në pronësi të armëve, shitje të armëve dhe posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të gjykatës të enjten, të akuzuarit me inicialet I.A., dhe E.H., me datë 15.11.2020, pas mesnate, në fshatin Malishevë të komunës së Gjilanit, kanë kryer vjedhje të rëndë në dëm të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë që me përdorimin e forcës me një mjet të fortë, kanë hapur një dritare në katin përdhese, duke depërtuar brenda, duke marrë nga aty një kasafortë, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë pumparic, një pushkë karabinë, 15 fishekë të kalibrit 12A, 33 fishekë të kalibrit 9mm dhe 57 fishekë LR.22.