Kronikë e zezë

47 vjet e gjysmë burgim katër personave për vrasjen e para tetë vjetëve

 

Me 47 vjet e gjysmë burgim janë dënuar katër persona për vrasjen e kryer para tetë vjetëve në rajonin e Pejës. B.R., Gj.P., A.S. dhe M.S. janë dënuar për veprat vrasje e rëndë, ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë dhe shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, i pandehuri B.R. në maj të vitit 2012 për t’iu hakmarrë F.Gj. (viktima) për shkak të një përleshjeje të mëhershme, kishte shtyrë të pandehurin Gj.P. që bashkë me të pandehurit tjerë A dhe M.S. të vritnin viktimën, duke iu premtuar deri 150 mijë franga zvicerane nëse vrasja kryhet pa vonesë.