Kronikë e zezë

U kafshua nga qentë endacakë, Komuna e Pejës obligohet t’ia kompensojë dëmin mbi 3 mijë euro

Foto ilustrim
 

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F.S, me të cilën obligohet Komuna e Pejës që t’ia kompensojë dëmin në shumën tre mijë e 200 euro, për shkak të kafshimit nga qentë endacakë në qytetin e Pejës.

Aktgjykimi është marrë nga gjyqtarja e çështjes Merita Baloku, e cila ia aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F.S, duke e detyruar të paditurën Komunën e Pejës, t’ia paguajë shumat e specifikuara e atë në përgjithësi prej 3200 euro.