Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një i mitur në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Mitrovicë

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një i mitur është gjetur i vdekur të dielën në kanalin e “Ibër-Lepencit”, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, njoftoi për KOHËN se rasti është raportuar në orën 17:50, derisa ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e të miturit në vendin e ngjarjes.