Kronikë e zezë

Zhduket një vajzë me probleme psikike në Prishtinë

 

Në Policinë e Kosovës, një grua raportoi të dielën, se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, siç thuhet në njoftimin policor të hënën, derisa gruaja deklaroi se vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur nga substancat narkotike.