Kronikë e zezë

Polici vret kolegun në një komisariat në Tiranë

 

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sonte në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 3 në Tiranë.

Mësohet se një punonjës policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij në rrethana ende ta paqarta. Punonjësi i policisë Caush Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.