Gruaja në Pejë e lë foshnjën vetëm në ballkon, bashkëshorti e raporton në polici
Foto: Ilustrim
Një burrë në Pejë e ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij e ka lënë foshnjën në ballkon dhe është larguar pa e lajmëruar askënd.
Sipas njoftimit të policisë, të martën, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar.
“E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.