Kronikë e zezë

Urdhërarrest për ish-eprorin e lartë policor

Zhelko Bojiq (Foto: ksp)
 

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar arrestimin dhe shoqërimin me forcë të ish-shefit të operativës në Policinë e Kosovës, Zhelko Bojiq, i dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ka njoftuar të martën agjencia Ksp.

Në bazë të aktakuzës, e cila është ngritur ndaj të pandehurit më 19 qershor 2020, ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 në veri të Mitrovicës, derisa Njësiti antidrogë po zhvillonte një aksion që synim kishte kapjen e një sasie të madhe droge e cila po bartej me një veturë Land Rover.