Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë për vjedhje të rëndë

Armet e konfiskuara nga Policia ne Gjakove
 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për raste të vjedhjeve në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Policia të martën ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme, ndërsa ka arrestuar Z. M. (1976) dhe M. Th. (1974), nën dyshimin për vjedhje të rëndë dhe posedim të paautorizuar të armëve.