Kronikë e zezë

Policia shqiptare arreston një person, bënte thirrje në rrjete sociale për sulme terroriste

 

Një shqiptar është arrestuar me pretendimin se ka përdorur rrjetet sociale duke bërë thirrje për sulme terroriste kundër institucioneve shtetërore, ka njoftuar të martën Policia e Shqipërisë.

Në një deklaratë është thënë se 56-vjeçari i identifikuar vetëm si I.S. ka përdorur profile false për të postuar “foto nxitëse dhe shkrime, duke bërë propagandë dhe thirrje për të kryer sulme terroriste ndaj institucioneve të rëndësishme shtetërore”.