Kronikë e zezë

Arrestohet një polic, dëmtoi provat nga aksioni për drogë në Zveçan

Foto: KP
 

Një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë – Veri, është arrestuar për shkak të dëmtimit të provave.

Rasti ka të bëjë me aksionin e djeshëm policor për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Zveçan ku edhe ka zbuluar laboratorin për kultivimin e marihuanës me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.