Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Graçanicë, i gjenden mbi 800 gramë heroinë

 

Njësiti i antidrogës i Policisë së Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, të cilit iu gjetën në automjet 835.4 gramë substancë narkotike e llojit heroinë.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e sektorit qendror të antidrogës në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operative sonte me datë 24.05.2022, në Graçanicë, kanë ndaluar një automjet të dyshuar VW CADDY ngjyrë e bardhë, me targa vendore dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasagjerit është gjetur një qese në brendinë e se cilës ishin dy paketime me ngjyrë të zezë që dyshohej të jetë substancë narkotike e llojit heroinë. Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bërë bastisja e një banese në lagjen Dardania ku është sekuestruar një telefon”, thuhet në njoftimin e Policisë të martën.