Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për policin që dëmtoi provat në aksionin për drogë në veri

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar paraburgim për policin A.R. për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“ si dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Sipas fakteve dhe provave të siguruara, ekziston dyshimi se i dyshuari A.R., si polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, derisa ishte në detyrë të sigurimit të vendit të ngjarjes në objektin biznesor në fshatin Izvor i ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë.