Kronikë e zezë

Vdiq 20-vjeçarja që u aksidentua në Krushë të Madhe para një jave

Foto ilustrim
 

Gruaja që u aksidentua më 17 maj në Krushë të Madhe, ka vdekur të mërkurën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot është pranuar informacioni se ka ndërruar jetë viktima, femër e moshës 20-vjeçare”, ka thënë Elezi.