Kronikë e zezë

Ndalohet në Vërmicë një veturë e vjedhur më 2020 në Holandë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë në pikën kufitare në Vërmicë, ku gjatë kontrollit është verifikuar se automjeti ishte lajmëruar si i vjedhur në vitin 2020 në Holandë.

Sipas Policisë, ndalimi dhe identifikimi i veturës është bërë së bashku me policë nga misioni FRONTEX.