Prokuroria: Ende nuk dihen motivet e vrasjes në Ferizaj

Prokuroria: Ende nuk dihen motivet e vrasjes në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan në vrasjen e personit në Ferizaj nga 30-vjeçari Q.J., të shtunën.
Nga ky institucion konfirmojnë se autori i dyshuar Q.J. është në ndalim 48 orësh.
“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari Q.J. me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha nga Prokuroria.
Prokuroria ka thënë se brenda afatit ligjor, do ta paraqesë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Sot rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, thuhet tutje në komunikatën e prokurorisë.
Vritet një 30-vjeçar në Ferizaj
Një person ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga një person tjetër, ka bërë të ditur Policia e Ferizajt.
Sipas njoftimit, rreth orës 00:53, policia është informuar se në rrugën “Rexhep Bislimi” ka pasur të shtëna me armë zjarri.
“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30-vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka vdekur në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se me të arritur në vendin e ngjarjes, është hasur në të dyshuarin me armë në dorë, i cili ua ka drejtuar atë edhe zyrtarëve policorë.
“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë lëshuar fillimisht urdhër verbal që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njëri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit në drejtim të të dyshuarit. I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftim.
Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri dhe shtatë gëzhoja.
Gjithashtu, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dy të vdekur në plazhet e Shqipërisë të shtunën

Arrestohet një person, dyshohet se tentoi ta keqpërdorte AKI-në

Gjakovari godet nipin me veturë nga pakujdesia, fëmija dërgohet në QKUK

Shtetasi i Arabisë Saudite godet me veturë tri këmbësore në Prizren

Arrestohet tre të dyshuar për ngacmimin e dy të miturave

Arrestohet një person pasi këputi kabllot e rrymës dhe ia ndali ujin një lokali

Zhduket një e mitur në Fushë-Kosovë

Shkatërrohet një laborator droge me vlerë 250 mijë euro në Leposaviq

Arrestohet i dyshuari për vrasje në Ferizaj

Prishtinasi tenton ta sulmojë policin që po e kontrollonte në trup, arrestohet

Vdiq një i aksidentuar dy ditë më parë në Graçanicë
