Kronikë e zezë

Gjashtë muaj burgim për të akuzuarin F. M. në rastin “Subvencionet”, obligohet të kthejë 110 mijë euro

Një prej aksioneve të policisë e prokurorisë në rastin "Subvencionet"
 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka dënuar të enjten me gjashtë muaj burgim të akuzuarin F.M. për veprën penale mashtrim me subvencione, ka bërë të ditur kjo gjykatë.

Sipas njoftimit, me propozimin dhe pajtimin e palëve, pjesa e mbetur e dënimit i zëvendësohet në dënim me gjobë 5.000 euro, ndërsa koha e kaluar në paraburgim prej 30.06.2021 deri më 12.11.2021 i llogaritet në dënimin me gjobë të shqiptuar.