Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që sulmoi fizikisht bashkëshorten për higjienë në shtëpi

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sh. Th., për shkak të dyshimit se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij, E.B.

Sipas njoftimit të Prokurorisë të premten, pas një fjalosjeje që ka ndodhur mes dy bashkëshortëve rreth higjienës së shtëpisë, i dyshuari e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke e goditur me grushte.