Kronikë e zezë

Policia sekuestron pije alkoolike, mish e fletore të kontrabanduara nga Serbia

 

Policia e Kosovës ka sekuestruar mallra të ndryshme kontrabandë që ishin futur nga Serbia.

Në një operacion, në orët e para të së martës, Policia sekuestruar pije alkoolike, mish të bluar, pjesë të automjeteve, fletore e të tjera, që ishin futur përmes rrugëve ilegale në veri të vendit.