1 perditesime
Kronikë e zezë

Tre të lënduar si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Shtime-Duhlë

Tre të lënduar si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Shtime-Duhlë
Foto: KOHA
10:12

Tre të lënduar si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Shtime-Duhlë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të trafikut në rrugën “Shtime-Duhlë”, ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Duhlë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se Policia është në vendin e ngjarjes duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te aksidenti.

Image
09:53

Aksident i rëndë trafiku në Qafë të Duhlës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Qafë të Duhlës.

KOHA ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy vetura të dëmtuara në masë të madhe, derisa jo zyrtarisht ka mësuar se aksidenti është pa fatalitet.

KOHA ka kontaktuar policinë për ta konfirmuar rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.