Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, kishte marrë 9000 euro, por s’dorëzoi mallin

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën një person në Fushë-Kosovë të dyshuar për mashtrim.

Sipas njoftimit të Policisë, kontabilisti i një firme kishte njoftuar se një i dyshuar ka pranuar rreth 9000 euro për furnizim me mall, por se nuk e ka dorëzuar mallin.