Kronikë e zezë

Arrestohet një malazias i dyshuar për krime lufte në Kosovë

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një shtetas të Kosovës të nacionaliteti malazias,  nga fshati Vitomiricë në Pejë, të dyshuar se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe më datën 7 maj të vitit 1999 në rajonin e Pejës, ku u vranë nëntë civilë shqiptarë dhe u zhdukën pesë tjerë. M.D. dyshohet se ka marrë pjesë në krimin.