Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se një person ka vdekur në Podujevë, pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Policia e ka proceduar rastin si ”hetim i vdekjes”.
“Raportohet se viktimës, mashkull kosovar, i ishte keqësuar gjendja e më pas ai është dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.