Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj Krivaqës e Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

Foto: Dardan Krivaqa - i dyshuari kryesor për vrasjen e M.O.
 

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë të martën kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me vrasjen e Marigona Osmanit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më datë 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.