Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për vjedhjen e një arke bamirësie në një furrë buke

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Skenderaj të mërkurën nën dyshimin se ka kryer dy raste të vjedhjes.

50-vjeçari E.A. dyshohet se ka vjedhur arkën e bamirësisë në një furrë buke më 16 janar të këtij viti, e po ashtu se ka vjedhur një çantë në një floktari më 26 qershor.