Një person i moshës 42-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se 42-vjeçari është gjetur nga fqinj i tij.
“Rreth orës 11:40 është njoftuar Policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut një person. Ai është gjetur nga fqinji i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka thënë Gashi.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.