Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda e 2400 litrave alkool etilik me origjinë nga Serbia

 

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 2400 litrave të alkoolit etilik, me origjinë nga Serbia.

Sipas njoftimit për media të enjten, njësiti antikontrabandë i Doganës dhe Policia e Kosovës, pas identifikimit të automjetit të dyshimtë që rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e tij.