Kronikë e zezë

Një vit burgim burrit nga Istogu për veprën “tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”

 

Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me 1 vjet burgim të pandehurin A.R. nga Istogu, për veprën penale "tejkalim të mbrojtjes së nevojshme", thuhet në njoftimin e gjykatës të enjten.

Sipas njoftimit, i pandehuri, më 13 maj të këtij viti, e ka sulmuar dëshmitarin M.M. në një parking, fillimisht duke e penguar të lëvizë me veturë, e pastaj duke e goditur me kaçavidë.