Kronikë e zezë

Arrestohet pejani pasi ia publikoi ish-të dashurës video intime

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës e ka arrestuar të hënën një person në Pejë, me dyshimin se e ka ngacmuar ish-të dashurën e tij.

Në njoftimin policor, të martën, thuhet se i dyshuari ka hapur llogari në emër të viktimës, duke i publikuar video-incizime intime të saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “ngacmim”.