Kronikë e zezë

Një person arrestohet në Gjakovë për plagosje me armë zjarri

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të hënën, në Dujakë të Gjakovës, me dyshimin se ka kryer plagosje me armë zjarri, thuhet njoftimin policor të martën.

I arrestuari SH.K. dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me viktimën, e ka qëlluar me pistoletë të kalibrit 7.62 mm, ndërsa në vend të ngjarjes, pos armës janë sekuestruar edhe karikator dhe 6 fishekë.