Kronikë e zezë

Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në Prishtinë të martën, me dyshimin se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit”.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari R.M. i lindur në vitin 1958, është ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani.