Vdes personi që ishte vetaksidentuar në Malishevë një muaj më herët
Ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar më qershor në fshatin Llozicë të Malishevës.
Siç ka njoftuar Policia, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
“Dje rreth orës 10:00 policia është njoftuar se i lënduar në aksident ka ndërruar jetë. Është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.