Kronikë e zezë

Arrestohet ferizajasi, dyshohet se rrahu dhe e mbylli për tre ditë të dashurën në dhomë

 

Një 29-vjeçar është arrestuar në Ferizaj të shtunën në mesditë, nën dyshimin se e ka rrahur dhe e ka mbajtur të mbyllur për tre ditë në dhomën e shtëpisë të dashurën e tij.

Siç ka njoftuar Policia, për rastin u informua pasi viktima M.A. (30-vjeçare), kishte arritur të njoftonte fqinjët e ata më pas Policinë.