Kronikë e zezë

37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, ku një 37-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se 37-vjeçari R.M. ka goditur me thikë bashkëjetuesen J.E., 37 vjeçe, e cila ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.