Kronikë e zezë

Vdiq në QKUK një i burgosur i Burgut të Dubravës

Foto: KOHA
 

Në klinikën e QKUK-së ka vdekur të shtunën një person i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë të dielën, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.