Një person në Prishtinë sulmon fizikisht katër zyrtarë policorë
Foto: KOHA/Ilustrim
Është arrestuar një person në Prishtina pasi që ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policë.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë të hënën.