Kronikë e zezë

Arrestohet një 23-vjeçar në Ferizaj, ishte në kërkim

Foto ilustrim
 

Një 23-vjeçar është arrestuar në mesditën e së martës në Ferizaj, pasi i dyshuari ka rezultuar të jetë person i kërkuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim burgimi prej një viti.