Kronikë e zezë

Shtime, një grua kërcënohet me armë nga ish i dashuri

 

Një grua në Shtime ka raportuar në Polici se ish i dashuri i saj ia ka kërkuar telefonin për t’ia kontrolluar dhe ia ka treguar revolen gjatë asaj kohe.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka treguar se me urdhër të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie e tre fishekë. I dyshuari nuk është hasur, ndërsa rasti po hetohet.