Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që përfitoi 60 mijë euro jashtëligjshëm në Gjakovë

Foto ilustrim
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore për të pandehurin F.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, I pandehuri ka përfituar para në shumën prej 60 mijë eurove.