Kronikë e zezë

Zhduket Ervis Martinaj, familjarët thonë se kanë humbur kontaktet me të

 

Familjarët e Ervis Martinajt, një nga të shumëkërkuarit e Policisë së Shtetit dhe Strukturës së Posaçme (SPAK) në Shqipëri, kanë denoncuar të enjten në policinë e Tiranës zhdukjen e tij. Ata thonë se kanë humbur kontaktet prej disa ditësh me të.

Martinaj është shpallur në kërkim nga SPAK pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mijë euro për ekzekutimin e Endrit Dokles, numrit dy të Bandës së Durrësit.