Kronikë e zezë

Rihapet rasti për të akuzuarën për vrasjen e motrës në Fushë-Kosovë

 

Në ditën kur pritej të shpallej aktgjykimi për të akuzuarën për vrasje të rëndë F.S., trupi gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vendosur të rihapë rastin për shkak të dorëzimit të disa provave të reja nga pala mbrojtëse e të akuzuarës.

F.S. akuzohet për vrasjen e motrës së saj vitin e kaluar në Fushë-Kosovë. Rasti pati ndodhur më 9 maj në fshatin Vragoli.