Kronikë e zezë

Prizren, një person me veturë përplaset në një shtëpi

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vetaksident trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës në Prizren, ku një person me veturë me targa të huaja ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur për murin e një shtëpie.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë drejtuesi i veturës dhe pasagjerja.