Kronikë e zezë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për keqpërdorim me kartela bankare

 

Prokuroria Speciale e ka ngrehur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale S.G.

Sipas njoftimit për media, i pandehuri S.G., nga muaji tetor i vitit 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K. kanë siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë.