Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në një dasmë në Prizren, policia gjen kallashnikov

 

Policia e Kosovës ka gjetur të mërkurën gëzhoja të pistoletave dhe një pushkë automatike (AK 47) në fshatin Vlashnje të Prizrenit, pas pranimit të informatave për gjuajtje me armë zjarri në një dasmë në këtë fshat disa ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, tre të dyshuarit për gjuajtje me armë zjarri janë të njohur për policinë, por gjenden jashtë shtetit.