Kronikë e zezë

Policia kap në kufi me Shqipërinë veturën që iu vodh MMPH-së

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë që dyshohet se është e vjedhur sot (e mërkurë) dhe e cila i përket Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) është kapur pak orë më vonë nga autoritetet e Shqipërisë në pikëkalimin kufitar në Qafë Morinë.

Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, ka konfirmuar rastin për KOHËN, duke sqaruar se pas dyshimeve, autoritetet e Shqipërisë kanë kontaktuar policinë e Kosovës dhe gjatë verifikimeve është vërejtur se vetura është e vjedhur.