Kronikë e zezë

Një qytetar goditet nga vetura në vendkalimin për këmbësorë, në Prishtinë

 

Një qytetar është goditur nga një veturë, të enjten mbrëma, teksa po kalonte rrugën në pjesën e shënjuar për këmbësor, afër shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Nga fotot që ka siguruar KOHA, shihet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca si dhe pjesëtarë të policisë.